Gjendet një person i vdekur brenda kabinës elektrike në mes të Tiranës

Një person është gjetur i vdekur tek një kabine elektrike në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas njoftuan policinë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktimën e ka zënë korrenti.

Identiteti i tij nuk dihet ende, ndërsa mësohet se i përket komunitetit rom.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu