Gjenerali i ushtrisë ultimatum Turqisë: Të largohen trupat brenda 72 orësh në të kundërt do të fillojmë luftën

Gjenerali i ushtrisë së Libisë, Khalifa Haftar ka dhënë ultimatum Turqinë që ti tërheqë trupat ushtarak nga Tripoli, Siri brenda 72 orëve. Ai kërcënon se do të sulmojë forcat e Turqisë të cilët do të hyjnë brenda territorit.

Reagimi i gjeneralit për Ankaranë erdhi pasi qeveria e Libisë pranoi ofertën e ndihmës ushtarake nga Turqia, e cila hapi rrugën për përfshirjen më të madhe të këtij të fundit në vendin e shkatërruar nga lufta civile e Afrikës së Veriut.

Duke folur në emër të forcave të Haftarit, Khaled al-Mahjoum i tha rrjetit Al Arabiya se ai e konsideron të pamundur që Tayip Erdogan të dërgonte trupat turke në Libi pas “shkeljes së rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ai thekson se nëse trupat e Turqisë shkelin në tokën e Libisë ato do të konsiderohen si armiq dhe do të sulmohen.

I dërguari i posaçëm i Turqisë në Libi, Emrullah Isler, tha që asnjë forcë tokësore nuk është vendosur aktualisht dhe se çështja do të diskutohet nga Asambleja Kombëtare Turke të Shtunën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu