Gjëra interesante dhe të tjera nga Koreja e Jugut që na bëjnë “të paketojmë valixhet dhe të shkojmë atje”

Në vitin 2019, Koreja e Jugut zuri vendin e parë në listën e vendeve më inovative në botë. Dhe çfarë bie në sy është fakti se edhe Singapori, SHBA dhe Japonia janë pas Koresë së Jugut, shkruan Bright Side, përcjell Telegrafi.

Atje, turistët dhe njerëzit e tjerë mund të shohin vetë se mënyra e jetesës koreane është shumë e ndryshme nga ajo e çdo vendi tjetër.

Madje, disa nga detajet e kulturës së Koresë së Jugut janë aq të lezetshme sa ne do të donim t’i shohim ato të zbatuara në vende të tjera.

Kështu, Bright Side ka sjellë pamje që paraqesin jetën në Seul dhe qytete të tjera të Koresë së Jugut duke shpresuar se do t’i lejojnë lexuesit të mësojnë më shumë rreth kulturës së këtij vendi.

Posta dërgon një tekst me një fotografi që paketa ishte dorëzuar. Pakoja do të jetë atje derisa marrësi ta marrë atë. Askush nuk do ta prekë.

Këto hapësira parkimi specifike për gjininë në një parkim Koreane janë të ndriçuara mirë dhe ka më shumë kamera që ofrojnë siguri për shoferët

Në Korenë e Jugut, burrat janë shumë të afërt dhe mbështetës të njëri-tjetrit. Për shembull, ata shpesh vendosin duart mbi supet e kolegëve të tyre. Ata madje mund të masazhojnë njëri-tjetrin dhe është krejt normale

Shumë shpesh, ju mund të shihni makina nga dyert e garazhit. Nuk ka shumë hapësirë të lirë në Kore, kështu që edhe garazhet nuk janë gjithmonë mjaft të mëdha.

Ka një bibliotekë në stacionin e metrosë ku mund të regjistrohesh me ID-në tënde dhe të zgjedhësh një libër për ta lexuar në rrugë.

Makinat e vogla elektrike janë po aq të njohura në Korenë e Jugut sa biçikletat që janë në vendet evropiane.

Darka në Korenë e Jugut përbëhet nga një numër i madh i pjatave në tryezë – edhe nëse keni porositur vetëm një gjë

Një kompleks apartamentesh në Kore ishte duke u ngjyrosur, kështu që piktorët mbuluan të gjitha makinat në parking për t’i mbrojtur ato nga spërkatjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu