Dy turistë nga Gjermania që kanë një dashuri të veçantë për shqiptarët, këtë verë erdhën për herë të parë në Kosovë.
Se ata kanë një lidhje speciale me këtë popull, e tregojnë edhe tatuazhet që i kanë në pjesët e tyre të trupit, njofton KK.
Gjermani Guido Polmächer që këto ditë është mysafir në Rogovë të Hasit tregon edhe arsyen pse ka bërë tatuazhin e shqiponjës në fytyrë.
Ai tregon edhe për kuptimin e dy shkronjave në mes të shqiponjës.