Gjermani, i ishte refuzuar azili shqiptari arratiset nga burgu

Një 22- vjeçar shqiptar ka ngritur në këmbë autoritetet në qytetin gjerman të Hamburg, pasi është arratisur nga burgu i cili ndodhet në aeroportin e qytetit pas refuzimit të azilit.

Mediat gjermane shkruajnë se ishte fillimisht ishte e paqartë se si shqiptari kishte arritur të arratisej por më pas zbuluan se ai ishte ndihmuar nga një 23- vjeçar algjerian.

Menjëherë pas arratisjes së 22- vjeçarit shqiptar në aeroport është ndalur qarkullimi, pasi dyshohej se shqiptari mund të përdorte për tu larguar pistën e avionëve.

22- vjeçari shqiptar të cilit i është refuzuar azili dhe pritej që të riatdhesohej në Shqipëri, vazhdon të jetë ende në kërkim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu