Gjermani sufist Stefan Schwarz: Ja kush e pengoi projektin Thaçi-Vuçiç për ndryshim kufijsh

Stefan Schwarz, një komentator kontravers, i cili pretendon të jetë konvertuar në Islam (me shije sufiste), e që e ka ndarë jetën mes atdheut të tij – Gjermanisë dhe Bosnjes, tha se ka qenë Merkel ajo e cila ka mundësuar dështimin e skemës së ndryshimit të kufijve të Kosovës.

“Ajo parandaloi marrëveshjen midis (Aleksandar) Vuçiç dhe (Hashim) Thaçit për ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Unë njoh njerëz që mund ta pasojnë atë, ata mendojnë njësoj si Anxhela, ata janë ashpër kundër ndryshimit të kufijve, dhe BE nuk do ta lejojë atë, ju mund të flini të qetë”, tha Schëarz gjatë një interviste televizive.

Njeriu që pretendon se ai mund të qe kancelar i Gjermanisë, apo se fliste rregullisht me Angela Merkel për çështjet eb rajonit, ofroi dhe një përshkrim për Vuçiçin: “Vuçiç është një nacionalist i madh, ai nuk është mik me askënd përveç vetes!”.

Gjithashtu, duke iu drejtuar opinionit boshnjak, ai dha nmjë vlerësim jo të lartë për të birin e ish-liderit historik Alija Izetbegoviç, Bakirin.

“Bakir nuk është Alija! Nëse Alija është Liga e Kampionëve, atëherë Bakir është liga e tretë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu