Në Gjermani kurrë nuk ka pasur më pak të papunë se kohëve të fundit, ndërsa qeveria është në kërkim për punëtorë të huaj.
Deri te puna në Gjermani është shumë lehtë të arrihet. E gjitha që kërkohet është edukimi profesional, përvoja e punës dhe ajo kryesorja, dëshira për punë.
Lista e profesioneve që po kërkohet është në rritje e sipër, por më së shumti po kërkohen motra medicinale.
Ndërsa për një periudhe të shkurtër punë do të ketë edhe për inxhiniera kompjuterik dhe për matematikanë.
Përveç këtyre në Gjermani kërkohen edhe dhe kujdestare. Shanse të mëdha për punë kanë edhe njohësit e zanateve.
Ky është një rast i shkëlqyer për ballkanasit, sepse puna që ata e bëjnë brenda territoreve ballkanike, në Gjermanin do t’u paguhet shumë më mirë, transmeton gazetametro.net
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, Gjermania çdo vit humb miliarda euro, ndërsa qeveria gjermane ofron një numër të përfitimeve për punonjësit nga jashtë me arsim të lartë











Naryrishte qe Gjermania ka nevoj per kuadra akademike, sepse nga Gjermania gjdo vite afersishte 50.000-100.000 kuadra akademike gjermane leshojne shtetin gjerman. Orari i punes si dhe pagesa nuk jan ne nivel se si mendijne ne trojet shqiptare. Kety kerkohet pune, profesionalizem dhe ne vend te pare ndergjegjje ndaj profesionit. P. Sh nje i diplomuar ka rrogen diku 30%-50% rrogen me te madhe se nje puntor. Besoj se ne asnje vend te botes nuk shperblehen kuadrot akademike aq pak sa ne Gjermani dhe Austri. Dhe këtu kemi nje ndeyshim, gjermanet kalojne ne Zvices, Angli, apo shtetet Skandinave, dhe ketu kerkojne nga Ballkani. Shpenzimet si qeraja per Banesa keto 4 vitet e fundit jan dyfishuar kurse pagesat jo. Ky eshte nje realitet dhe nese dikush pohon dicka tjeter ather kemi te bejme me mashtrime. Mos pritni mrekullira pozitive!