Gjermania “shkund” Serbinë: Hiq dorë nga dhuna

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock ka deklaruar se Serbia duhet të heqë dorë nga dhuna.

Reagimi i kryediplomates gjermane, vjen pas sulmit terrorist të së dielës mbi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Ajo tha se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që palët do të bëjnë për të de-përshkallëzuar situatën, ka shkruar ajo në Twitter.

Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për të de-përshkallëzuar. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, shkruan ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu