Gjetën një telefon të shtrenjtë, por kanë një kusht për t’ia kthyer pronarit (FOTO)

Reiss White dhe Kelly-Anne Philipp që punojnë në Ibiza të Spanjës, ia kanë gjetur Adam Fleming telefonin që e kishte humbur në një klub natë.

Ata kontaktuan menjëherë pronarin dhe i treguan se ku ndodhet pajisja e shtrenjtë, por kishin një kusht të veçantë.

“Duam një picë të madhe me mish, po që se vonohesh telefonin e shesim për 20 euro”, ka qenë kërkesa e tyre.

Madje, kur ai u shkroi se mund t’ju sjellë vetëm rrathë të qepëve, i kthyen një fotografi ku shihet sikur duan t’ia hedhin në guaskën e tualetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu