Gjiret në rajonin e Detit të Zi në Turqi, kanë epitetin e parajsës në tokë

Gjiret në qytetin turk Kastamonu, i cili shtrihet në rajonin e Detit të Zi, magjeps vizitorët të cilët vijnë këtu nga pjesë të ndryshme të botës, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kastamonu shtrihet në bregdetin e gjatë rreth 170 kilometra, që e bën njërën nga provincat me sipërfaqe më të madhe bregdetare në rajonin e Detit të Zi.

Gjashtë qarqet të cilat i përkasin qytetit të Kastamonit, shtrihen në një vijë bregdetare e cila magjeps me pamjet e bukura që krijojnë gjiret.

Mes tyre ndodhen Ginol, Çatalzeytin, Haciveli, Abana, Cinaralti në Bozkurt, Kayran në Doğanyurt dhe Gideros në Cide.

Vizitorët shpeshherë e quajnë këtë zonë “strehë e sigurt në Detin e Zi të trazuar”.

Drejtori i Departamentit të Kulturës dhe Turizmit në Kastamonu, Mehmet Ishak, thotë se secili nga gjiret në Kastamonu ka karakteristikat e veta që e dallojnë.

Ai thotë se gjiret janë “strehimoret e freskëta ” në ditët e nxehta të verës, dhe bukuritë natyrore të pjesës perëndimore të rajonit të Detit të Zi.

Ai shtoi se secili nga gjiret ka një histori veçantë dhe se disa prej tyre, datojnë nga periudha para epokës së re, ku veçon Ginoluan, që sipas tij gjithmonë ka qenë një vend i populluar, nga shkaku i pozitës gjeografike që ka.

Ishak rrëfen se mbetjet e një kështjelle në Ginolu, datojnë disa shekuj para erës sonë.

Sipas tij, kohëve të fundit duket një shtim i interesit për të vizituar gjiret, sidomos pas shpalljes së Kastamonit këtë vit, për qytet të kulturës turke.

“Kemi vizitorë edhe nga jashtë. Sasia e kripës në rajonin e detit të Zi është e vogël. Bregdeti është shumë i pastër, prandaj e rekomandojmë për të gjithë. Kastamonu është një vend ku gërshetohen e kaltërta dhe e gjelbërta. Nga njëra anë kemi malet, ndërsa nga ana tjetër ujërat e kalër. Kjo është arsyeja që gjiret tona i ngjanë një parajse në tokë”, thotë Ishak.

Serkan Yuksel, jeton në Abana dhe thotë se shpesh viziton gjirin. “Në verë, sasia e lagështirës është jashtëzakonisht e lartë që bënë të larta edhe temperaturat e ajrit. Kjo është arsyeja pse është më mirë të freskoheni në ujërat e pastra të Detit të Zi, në vend të zonave të jugut”, thotë Yuksel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu