Gjithçka ishte gati por e prishi vetëm një telefonatë

Florentino Perez është një president që gjithashtu ka një ndikim shumë të madh në transferimin e lojtarëve.

Sipas ‘Diario Gol’, raportohet se presidenti aktual i Real Madridit ka bllokuar transferimin e qendërmbrojtësit kolumbian, Yerry Mina në Barcelonë, vetëm përmes një telefonate.

Mediumi i njohur spanjoll raporton që lojtari i Palmeiras ka pasur një telefonatë direkte nga Perez dhe i ka treguar planin e tij rreth të ardhmes në Real Madrid.

Barcelona ka më shumë avantazh drejt këtij transferimi por blerja e tij për momentin ka ngecur dhe është bllokuar nga telefonata e Perez. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu