Gjorçev: Deklaratat e Bushatit dhe Ramës “cënojnë” sovranitetin e Maqedonisë

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv i VMRO DPMNE-së, Vladimir Gjorçev sot në konferencë shtypi deklaroi se ajo që i duhet Maqedonisë nuk janë platformat e huaja dhe përzierja nga jashtë, por bashkim rreth interesave shtetërore dhe nacionale.

Ai akuzoi LSDM-në se hesht ndaj deklaratave të këtilla dhe se me këtë drejtpërdrejtë miraton politikat kundër- shtetërore dhe kundër- nacionale “që po i imponohen Maqedonisë”. Gjor[ev thotë se deklarata e Ministrit Bushati, seriozisht cënon sovranitetin e Maqedonisë.

“Opinioni në Maqedoni çdo ditë është dëshmitarë i deklaratave që godasin çështjet e brendshme dhe sovranitetin e vendit. Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati rekomandon që Platforma e Tiranës të futet, të vendoset dhe të bëhet pjesë përbërëse e Kushtetutës së RM-së ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama pa regjistrim përmend numra prej 35% popullatë shqiptare në Maqedoni”, reaguan sot nga VMRO DPMNE ndaj intervistës së shefit të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati për “Euroaktiv”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu