Gjorçev: Dëshironi ta bëni Maqedoninë si Bosnja

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev tha se karakteri multietnik i Maqedonisë është i vetmi në Evropë.

“Shikoni vendet tjera dhe a do të mund të gjeni një vend si Maqedonia. Shiheni karakterin multietnik të Shkupit, një asnjë vend tjetër nuk mund ta gjeni”, tha Gjorçev.
Ai shtoi se LSDM në 27 vitet nuk ka hapur asnjë fabrikë as edhe që ka rritur pensionet.
“Sepse kjo parti asnjëherë nuk ka hapur asnjë fabrikë, 70 me zero. Salla sportive 90 me zero. Asnjëherë nuk kanë rritur pensione, e kështu me radhë. Për kapacitetin multietnik flet edhe ajo se e vetmja komunë rome është në Shkup, kemi rom ministër dhe model të bashkëjetesa që funksionon. Maqedonia nuk dëshiron ta përsëris disfunksionalitetin e Bosnjë Hercegovinës, këtë duan t’ia imponojnë Republikës së Maqedonisë”, tha Gjorçev, raporton SHENJA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu