Gjuajtje me armë në Shkup, një person i lënduar rëndë

Një person ka ngelur i lënduar rëndë pas një incidenti me armë në rrugën Vlladimir Komarov në lagjen Aerodrum të Shkupit.

Sipas dëshmitarëve, me katër nga 5 plumbat e shkrepur, në kokë dhe qafë është goditur personi M.J., futbollist aktiv.

Sulmuesi ka hyrë në restoran dhe ka filluar të gjuaj, sipas informatave jozyrtare. Policia tashmë ndodhet në vendngjarje ndërsa sulmuesi ka ikur në drjetim të panjohur, duke lënë armën në vendin e përdorimit.

Kalimtarë rasti kanë dërguar personin e qëlluar me armë me veturë private në spital.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për InfoShqip konfirmuan rastin, duke theksuar se njësitë policore janë në vendngjarje dhe po punojnë në rastin në fjalë./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu