Në rrjetet sociale vazhdon rritja e gjuhës së urrejtjes dhe albanofobisë ndaj shqiptarëve. “Sado që mendojmë se ka ndryshuar mendësia në shoqërinë maqedonase dhe ka filluar bashkëjetesa, duket qartë që konflikti historik në mes maqedonasve me shqiptarët vështirë të zhbëhet”.
Më tej nënvizohet se në adresë të tyre vazhdojnë që të denoncohen komentues në rrjet të cilët shprehin gjuhë të ashpër të urrjetjes. Një nga komentet është “thirrja për shfarosjen e shqiptarëve”. Institucionet përgjegjëse pritet të reagojnë ndaj këtyre veprimeve që rrisin ndasitë dhe gjuhën e urrejtjes midis dy komuniteteve më të mëdha.
FOTO










