Gjuha shqipe dhe ndikimi i fjalëve të huaja

Shkrim për InfoShqip.com nga Donika Bakiu

Gjuha jonë është gjuha e një populli që ka luftuar shumë për të mbijetuar dhe për të ruajtur kufijtë e tij territorialë, njëkohësisht për të ruajtur edhe gjuhën si një element identiteti kombëtar. Për ta arritur këtë është bërë një punë shumëvjeçare nga shkrimtarë, studiues, gjuhëtarë e dashamirës të shqipes kemi nga ata të cilët ende punojnë pa u ndal për një gjuhë të bukur e të pastër shqipe. Rrugët që ndjek fjala e huaj për t’u bërë pjesë e leksikut të folësve të gjuhës shqipe janë disa. Secila prej tyre ka rëndësinë dhe specifikën e vet, por mund të themi se disa kanë ndikim më të madh, si: përkthyesit –ata duhet t’i dijnë mirë gjuhët, rregullat sepse hasim dhe ne përkthime fjalë të huaja , media , në televisione shpesh dëgjojmë gazetarët të thonë : Eksperiencë që duhet të thonë Përvojë , Influencë që duhet të thonë Ndikim.

‘’ Ne ishim disa muaj në Zvicër dhe fituam një eksperiencë / përvojë të re etj. dhe disa të tjera kanë ndikim më të vogël si: terminologjia shkencore apo folësi i thjeshtë dygjuhësh në këtë kohë rrallë gjenë njeri të mos flas të paktën një ose dy gjuhë tjera përveç gjuhës amë.Në ditët e sotme shumë gazetarëve të shtypit të shkruar, radiove dhe televisioneve mund të themi u mungon kultura dhe njohuritë e sakta gjuhësore . Si rezultat i kësaj , përcjellin tek publiku informacione me gabime gjuhësore, ndër të cilat futet edhe përdorimi vend e pavend i fjalëve të huaja, kemi përdorime të fjalëve të huaja dhe aty ku nuk është nevoja. Edhe huazimet i shkruajnë apo shqiptojnë sipas dëshirave vetjake të çastit, jo duke u bazuar tek rregullat drejtshkrimore apo drejtshqiptimore të shqipes.Mënyrë tjetër është shtegtimi i fjalës nga një vend në një tjetër, së bashku me sendin a me dukurinë. Nga vendet me teknologji më të fuqishme, prej të cilave marrin objekte apo dukuri, futen në gjuhën shqipe emërtimet nga ajo gjuhë, e tillë është p.sh anglishtja që është bërë mbizotëruese në botë, e prej të cilës janë marrë mjaft fjalë e terma. Shembulli më konkret për të gjithë është përdorimi i gjerë i kompjuterit, e gjithë terminologjia e të cilit është në anglisht, si rrjedhojë të gjithë përdorin terma të huaja, si p.sh. doënload ,danlaudoj tekstin,(shkarkoj) select-selektoj (përzgjedh),save- sejvoj (ruaj), slajd, mouse (miu) , broëser (kërkues , shfletues),file –fail, dosje, skedë, link – vegëz, lidhëz, on-line – onlajn , në linjë , print – printoj , shtyp , botoj , font – Tërësi shenjash grafike etj.Një ndikim të madh për futjen e fjalëve të huaja në gjuhën shqipe kanë bisedat dhe debatet e realizuara në TV nga njerëz, të cilët nuk kanë zotërim të mjaftueshëm të leksikut të shqipes ose mendojnë se nëse flasin fjalë të huaja duken më të ditur. Si të tillë, ata përdorin fjalë të huaja, ku me shumë ngjasë dhe kuptimin e saktë të atyre fjalëve nuk ia dinë, pasi shpeshherë i përdorin gabim.

Përkthimet e librave nga përkthyes të cilët janë të paformuar plotësisht nga ana gjuhësore, ndikon në futjen e huazimeve. Për fat të keq kohëve fundit librat janë me shumë gabime drejtshkrimore .Këta janë përkthyes të cilët e njohin mirë gjuhën e huaj, por nuk e njohin aq mirë gjuhën shqipe dhe anasjelltas, njohin mirë gjuhën shqipe dhe jo aq mirë gjuhën e huaj. Një përkthyes, që të quhet përkthyes i mirëfilltë, duhet t’i zotërojë shumë mirë të dy gjuhët, jo vetëm njërën, sepse në të kundërt nuk arrin të realizojë përkthim cilësor.Folësit që flasin dy gjuhë shpesh i ngatërrojnë të dy gjuhët dhe flasin disa fjalë nga njëra gjuhë dhe disa nga tjetra, duke krijuar kështu një gjuhë të përzier me elementet e të dyja gjuhëve. Kur folësi nuk ka pozicion publik d.m.th. komunikon me pak njerëz, ndikimi i tij është i vogël, por kur folësi ka marrëdhënie, për shkak të natyrës së punës me shumë shqipfolës, ndikimi i tij është i konsiderueshëm prandaj duhet të kemi shumë kujdes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu