“Gjuha shqipe në arsimin grek”, Xhaçka: E diskutuam me Dendias, fëmijët duhet të njohin kulturën shqiptare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë publike detaje të reja për takimin e saj në Tiranë me homologun grek Nikos Dendias. Një nga temat kryesore që është diskutuar gjatë, sipas ministres Xhaçka, ka qenë edhe e drejta e fëmijëve shqiptarë në Greqi për të mësuar gjuhën e nënës dhe për tu njohur me kulturën shqiptare në sistemin arsimor grek.

Duke u ndalur tek dokumentet e rregullta për shqiptarët në Greqi, ministrja u shprehe se kjo varet nga rregullorja që ka secili shtet përkatës.

Në çdo vend ka rregullat e veta për pajisjen me dokumente. Ne kemi diskutuar për të drejtat e komunitetit shqiptar në Greqi janë integrua shumë mirë. Edhe vetë grekët flasin për mundësi më shumë dhe përkujdes më shumë. Për të folur lehtësira por edhe për diskutuar për të drejtat e fëmijëve për të mësuar gjuhen shqipe dhe kulturën shqiptare në sistemin arsimor atje. Në kuadër të zgjidhjeve dhe bashkëpunimit të mirë që ne kemi sot me Greqinë. Për të kaluar problematikat e të kaluarës.” tha Xhaçka.

Kujtojmë se në muajin prill, për herë të parë në Kuvendin e Greqisë është folur për pakica kombëtare vllahe, shqiptare dhe sllavomaqedonase. Kjo ka ndodhur gjatë një debati në Kuvendin grek më 8 prill 2022. Ishte deputetja e “Mera 25” në Parlamentin grek, Sofia Sakorafa, e cila përmendi shqiptarët si pakicë në Greqi. Deklarata e saj ka shkaktuar zemërim të madh brenda Greqisë, ku shumë politikanë i kanë dalë kundër. Deputetja konkretisht gjatë fjalës së saj në Kuvend duke folur për një minoritet “vlleh”, “shqiptar” dhe “sllavo-maqedonas” në Greqi, ka kërkuar që gjuhët e tyre të mësohen në shkollat ​​e vendit.

Ministrja Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat foli për çështjen e detit me Greqinë. Gjatë fjalës së saj Xhaçka tha se kjo është një çështje e cila nuk ka lidhje vetëm me presidentin e Republikës, por me përgatitjen e të dyja vendeve për të gjetur kompromis.

Nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por me përgatitjen e të dyja vendeve për të gjetur kompromisin që më pas të shkojë në gjykatë. Në atë fazë jemi dhe kur të vijë momenti që të jemi gati do të ulemi për t’u dakordësuar sipas të gjitha kompromiseve që kërkon gjykata ku do ta çojmë çështjen”, tha Xhaçka.

Nikos Dendias zhvilloi pak ditë më parë në Tiranë bisedime me Olta Xhaçkën, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe me kryeministrin Edi Rama.

Sipas një deklarate për mediat nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme temat kryesore të bisedimeve me homologen shqiptare ishin marrëdhëniet dypalëshe, heqja e ligjit të luftës dhe çështja çame.

Ministri i jashtëm grek Dendias iu përgjigj me kërcënime vullnetit të ministres Xhaçka për të “filluar diskutime për çështje të sado të vështira të trashëguara nga historia dhe nga periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore si abrogimi i ligjit të luftës apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam.”

Për Dendias “çështja çame nuk ekziston”

Nuk duhet të krijohen çështje që nuk ekzistojnë, sepse kjo do të çonte në pasoja me nivele të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin e Shqipërisë në Evropë,” iu kundërpërgjigj ai ministres Xhacka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu