Qeveria në seancën e mbrëmshme e hapi debatin për miratimin e propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, por nuk e miratoi të njëjtin.
Është vërtetuar se duhet edhe koordinim i mëtutjeshëm për mënyrën e aplikimit të ligjit, respektivisht të vërtetojnë kompetencat të cilat dalin nga ligji, duke u bazuar në dy organet e formuara: Agjencia për pranimin e gjuhëve, si dhe Inspektoriati për përdorimin e gjuhëve.
Pasi të vërtetohet Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, i njëjti sërish do të gjendet për diskutim në seancat e ardhshme qeveritare. Partitë shqiptare në Maqedoni që janë në koalicion me qeverinë e Zaevit, insistojnë në përdorim të barabartë të gjuhës shqipe dhe maqedone./InfoShqip.com










