Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë – LSDM, Zoran Zaev, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, prezantoi programin qeverisës për mandatin e ri katërvjeçar, raporton Agjencia e Lajmeve Flaka.
Pas mbarimit të prezantimit, Zaev u pyet nga gazetarët edhe për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
Zaev tha që konsultuam ekspertët e drejtësisë për aplikimin e gjuhës shqipe në monedhat e Maqedonisë dhe se ato pohuan që Kushtetua parashikon që monedha është në përdorim në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe pamundësohet aplikimi i gjuhës shqipe.
Sa i përket aplikmit të Shqiper në veshjet e Policisë dhe Armatës, Zaev tha që ekspertët konstatuan që ligji parashikon që veshjet të jenë unikate dhe të njëjta për të gjithë, raporton Flaka
Zaev u pyet nëse me këto pengesa për përdorimin e shqipës, nëse pret partia e Ali Ahmetit të tërhiqet nga përkrahja ndaj shumicës së re qeveritare. Me këtë rast, Zaev u përgjigj që kjo nuk varet nga vulleti politik i tij, por nga pengesat juridike.
Në fjalimin e tij, Zoran Zaev theksoi që qytetarët e Maqedonisë meritojnë standard më të mirë jetësor, dhe se që në gjashtë mujorin e parë do të inicohen masa për rritjen e rrogave në Maqededoni.
Sa u përket tatimeve dhe të dhënave të tjera ndaj shtetit, Zaev tha që do të bëhet kujdes që qytetarët të paguajnë sipas të ardhurave të tyre.
“Do të jemi qeveri që do të dëgjojmë zërin e deputetëve në Parlament”, tha mes tjerash Zaev, duke premtuar që qeveria dhe institucionet e shtetit do të vihen në shërbim të qytetarëve.
“Ndarja e mjeteve deri tek Komunat do të jetë transparente dhe objektive”, tha Zaev, duke shtuar që shteti do të siguron drejtësi për të gjithë qytetarët, duke shtuar se do të krijohet njësi speciale në gjykatën themelore 1, e cila do të merret me lëndët që i prokuron Prokuroria Speciale Publike.
Zaev dhe se administrata do të punon pa ndikume politike, kurse qytetarët do të marrin shërbime pa dallim.
“Do ta zgjedhim shpejt çështjen e adminsitratorëve që marrin rroga dhe qëndrojnë në shtëpi”, tha Zaev duke shtuar që administratorët shumë shpejt do të sistemohen në vendet e punës.
Zaev theksoi që do të rishqyrtohet rasti i Kumanovës si dhe rastet e tjera gjyqësore të cilat shihen me dyshime në opinion. Zaev paralajmëroi edhe kërkimin e asistencës ndërkombëtare për zbardhjen e këtyre rasteve, siç ishte rasti i Smillkovcit.
“Qeveria e re ka paraparë ligjin për përdorimin e gjuhëve”, tha Zaev duke aluduar tek përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në suaza të ligjeve ekzistuese.
“Ligji do të mundëson që qytetarët shqiptarë të komunikojnë me institucionet e shtetit në gjuhën e tyre”, tha Zaev.