Gjukanoviçi nisi me procedurat për shkarkimin e Abazoviçit pas marrëveshjes me Kishën serbe

Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviçit do të nisë sot një nismë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së drejtohet nga Dritan Abazoviq. Kjo pasi Abazoviç e ka nënshkruar një marrëveshje themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Përmes një deklarate në Twitter, ky subjekt politik ka thënë se iniciativa është e hapur për të gjithë ata deputetë që besojnë që qeveria duhet të jetë e përgjegjshme ndaj interesave të Malit të Zi.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu