Gjukanoviq tregon skenarin e zi serb: Tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka treguar për një skenar të tmerrshme të Serbisë kundër Kosovës.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij skenari ishte destabilizoni i Kosovës dhe komprometoni i KFOR-it. Në një intervistë për Televizionin E, Gjukakoviq ka thënë se për këtë qëllim kishin përgatitur 27 vajza.

Sipas tij, “afera S.Ç.” kishte për qëllim destabilizimin të Malit të Zi dhe komprometimin e Kosovës në prag të proceseve të rëndësishme politike në rajon.

“Synimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i komandës së tij ushtarake. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza që do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç.”, ka deklaruar ai. Ai ka bërë me dije se autoritetet malazeze kishin mësuar se vajzat po trajnoheshin në ambientet e stadiumit të klubit Obiliq në Beograd.

“Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK-u arritën në kohë të merrnin informacionet dhe ta parandalonin atë aktivitet”, është shprehur ai, raporton TV Dukagjini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu