Gjuriç kërcënon Prishtinën dhe serbët e Kosovës, “do përballeni me pasojat” Pëlqej0
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:
Abonohuni Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë se serbët në Kosovë kanë qenë dhe mbeten unik dhe se ata që përpiqen që të dëmtojnë këtë unitet do të përballen pasojat.
“Unë shpresoj se ky ishte mësim i mjaftueshëm për të gjithë ata që mund të mendojnë se është e mundur të jesh përfaqësues politik i popullit serb në Kosovë dhe të punosh pa konsultime me Qeverinë e Serbisë dhe kundër vullnetit të popullit serb në krahinë, ka thënë ai në intervistën e Vitit të Ri në të përjavshmen “Jedinstvo”.
Sipas tij, “kur serbët u mblodhën në një front të fortë dhe të unifikuar politik, kjo i përkujton promovuesit e vetëshpallur të Kosovës se projekti i shtetësisë së rrejshme të Kosovës është i paarritshëm për sa kohë që gziston shteti i Serbisë dhe serbët në Kosovë”.
“Është e qartë se populli serb i ndarë dhe politikisht i përçarë në Kosmet shkoi më së shumti në interesat e tyre, dhe kjo është arsyeja pse këtë përçarje nganjëherë ata e prodhojnë me mjete të ndryshme. Por populli serb i ka interesat e veta, e ai është që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë.
Përderisa është kështu, asnjë politikan serb në Kosovë nuk do të guxojë të llogarisë në atë se do të jetë në gjendje që për të holla ose privilegje të tradhëtojë interesat nacionale serbe dhe të kalojë pa pasoja”, ka thënë Gjuriç.
“Pasqyra e unitetit të popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, siç shpjegoi ai, “është formimi i Bashkësisë së komunave serbe”.
“Edhe një herë, porosis me zë të lartë dhe qartë: Në qoftë se Prishtina deri në Sretenja nuk e formon Bashkësinë e komunave serbe, do t’a formojnë ne … serbët në Kosovë janë duke pritur qe tri vite që Prishtina të fillojë zbatimin e marrëveshjes që është vendimtare për popullin tone. Sigurisht që nuk mund të presë përgjithmonë”, ka kërcënuar Gjuriç.
“Dëshira e Prishtinës në Bruksel që të marrë diçka dhe të mos japë asgjë dëshmon papërgjegjshmërinë, papjekurinë dhe mungesën e besueshmërisë së aktorëve politikë vendas. Sigurisht që kështu nuk mund të mirremi vesh.
Është cinizëm i madh që këto ditë nga Prishtina vijnë mesazhe kërcënuese dhe paralajmërime të të ashtuquajturit revolucion i drunjve.
E unë u them atyre se drunjtë dhe barrikadat nuk vendosen aty ku ka kapacitet institucional për zgjidhjen e problemeve. Serbët vetëm duan që në BSK të kenë një kornizë të vlefshme institucionale për rregullimin e jetës së tyre në Kosovë, por Prishtina është ajo që ua mohon këtë te drejtë”, ka thënë Gjuric. /albeu.com/