Gjuriq: Vuçiq do të vizitojë vendet në Kosovë që asnjë president serb nuk i ka vizituar

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq është deklaruar lidhur me vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më 8 shator në Kosovë.

Gjuriq ka thënë se Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë, do të vizitojë vendet të cilat nuk janë vizituar asnjëherë nga ndonjë president i Serbisë, transmeton Indeksonline.

Sipas Gjuriq kjo vizitë e Vuçiq është një prej më të rëndësishmëve për serbët në Kosovë.

Ditë më parë është bërë e ditur se vizita e Vuçiq do të zgjasë 24 orë përderisa ky i fundit kishte deklaruar se këtë herë do të mbajë fjalimin më të rëndësishëm në jetën e tij.

Gjithashtu Vuçiq ka refuzuar të qëndrojë në hotel gjatë natës duke e zëvendësuar atë me një konvikt në veri të Mitrovicës.

Sipas medieve serbe, Vuçiq ka insistuar që të fle në konvikt në mënyrë që të jetë sa më afër serbëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu