Gjuriqi-Von Cramonit: Politikanja më e papërgjegjshme gjermane

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq i është kundërpërgjigjur eurodeputetes gjermane, Viola Von Cramon, e cila dje i reagoi përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrellit në lidhje me një deklaratë të tijën ku ky i ka quajtur “të papranueshme” veprimet e “njëanshme dhe të pakoordinuara” të policisë në veri.

Von Cramoni i ka kërkuar Borrellit që të kritikohen shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet dhe të përkrahen ato ku luftohet korrupsioni.

E ndaj deklaratës së Von Cramonit ka reaguar ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq. Gjuriqi e ka quajtur Von Cramonin si politikanen më të papërgjegjshme gjermane.

“Ti duhet të jesh politikanja më e papërgjegjshme gjermane. Besimi se për t’u futur në zonat me shumicë serbe me armë nën pretendimin e rremë të zbatimit të një ndalimi të çmendur mbi barnat dhe mallrat serbe katër ditë para zgjedhjeve përmes një operacioni policor është ose naiv, ose keqdashës. Një njeri i pafajshëm është qëlluar në shpinë dje, një zonjë e vjetër ka ndërruar jetë si rezultat i asaj që ju e përshkruani si një ‘aksion policor’. Ju duhet të keni turp për veten”, ka thënë ai në një postim në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu