Gjykata Apelit shqyrton ankesat e PPS-së, Kançevska-Milevska kërkon pasaportën

Gjykata e apelit sot duhet të shqyrtojë ankesat e PPS-së për rastin “Tender”. Në vend të paraburgimit, gjykata e shkallës së parë vendosi që ish ministres së kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, ti merret pasaporta si masë e kujdesit, e cila është e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndërkaq ajo ankohet për masat e përcaktuara ndaj saj dhe kërkon kthimin e pasaportës, transmeton InfoShqip.

PPS konsideron se duhet ti përcaktohet paraburgim me qëllim të sigurimit të udhëheqjes së papenguar të procedurës. Avokati mbrojtës i Kançevskës, Sasho Dukovski tha se e akuzuara nuk ka qëllim të ikë dhe se dëshiron ta provojë pafajësin e saj. Sipas Dukovskit, Kançevska në asnjë mënyrë nuk e ka penguar punën e PPS-së.

Para gjykatës së apelit qëndrojnë edhe dy ankesa për dy të akuzuar tjerë në rastin Tender, ku për njërën PPS ka kërkuar paraburgim ndërsa për tjetrën masë të kujdesit. Ndryshe, Gjykata Supreme do të vendosë sot për ankesat e të paraburgosurve  Goran Grujovski, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski për të cilët, Gjykata e Apelit vendosi që të mbeten në paraburgim, duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës penale të Shkupit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu