“Nikolla Gruevski është ndaluar përjetësisht për kryerjen e fynksioneve publike dhe angazhimit në aktivitetet politike për shkak të krimeve ndaj fondeve publike, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë me huamarrjet”, kanë kërkuar sot në një takim të Gjykatës Civile, Petar Goshev si gjyqtar kryesor, Jadranka Kostova dhe Aleksandra Gavrillovska, si gjyqtare ndihmëse.
“Një ndër pesë pikat e Gjykatës Civile, është kërkuar shqiptim të përjetshëm të kryerjes së funksioneve publike dhe angazhim të aktiviteteve politike”, tha Petar Goshev, gjykatës i Gjykatës Civile.
Gjatë ekzekutimit të dënimeve me burg, të dënuarit të mbikëqyren në vijimin e mësimit të detyrueshëm për demokracinë, sundimin e ligjit, veprimtaritë përgjegjëse publike rreth lëndëve me interes publik në shoqëritë e civilizuara, u tha ndër të tjera nga Gjykata Civile.
Ndërkohë, i akuzuari është përfaqësuar nga Sasho Ordanovski, ndërsa mbrojtja nga Branimir Jovanoviç./albeu










