Gjykata e Apelit sot në seancë publike do të debatojë për çështjen se a janë “bombat” dëshmi në procedurën e lëndës hetimore “Tenderi”. Në rastin “Tenderi” e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska bashkë më Lidija Llazarova Cvetkovska dhe Julijana Ugrinovska.
Përndryshe, pasi që nuk i pranoi bisedat e përgjuara si dëshmi në lëndët “Toplik” dhe “Tortura”, Gjykata ka vendosur që të mos i pranojë “bombat” si dëshmi edhe në gjashtë lëndët si:“Titanik”, “Titanik 2”, “TNT”, “Tank”, “Trevnik” dhe “Tifani”.
Gjykata e Apelit paraprakisht duke vepruar për ankesat në PPS për hedhjen poshtë të “bombave” si dëshmi në rastin “Treqind”, por edhe në rastet për “Dhunën në Qendër”, tanimë ka miratuar vendime të volitshme për Prokurorinë.
Gjykata e Apelit në vendimet ka theksuar se bisedat e përgjuara janë pjesë e dëshmive materiale, pasi që formimi i Prokurorisë Speciale, procesverbalet audio nga bisedat telefonike janë të vendosura në rendin juridik të Republikës së Maqedonisë.










