Gjykata penale anulon seancën për rastin Sopoti

Në gjykatën penale u analua  seanca për rastin Sopoti, sepse Gjykata nuk mundi të vërteton identitetin e dëshmitarit Ramadan Bajrami. Ai kishte ardhur në gjykatë pa dokument identifikimi. Seanca në fjalë është shytrë për më 20 dhjetor.

Lënda “Sopoti”, është nga viti 2003 kur dy ushtarë polak dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën kur automjeti i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar me terrorizëm. Ata akuzohen se në vitin 2003 kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot.

“Sopoti” është rihapur sërish këtë vit pasi Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij viti ia dorëzoi lëndën “Sopoti” PPS, pasi që në opinion janë publikuar bisedime të funksionarëve qeveritar lidhur me këtë rast./InfoShqip,com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu