Gjykata Supreme në SHBA lejon hyrjen e plotë në fuqi të ndalesës së Trumpit ndaj myslimanëve

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka lejuar hyrjen e plotë në fuqi të urdhrit të presidentit Donald Trump për ndalimin e udhëtimit për në Amerikë të qytetarëve të gjashtë shteteve me shumicë myslimane.

Vendimi i Gjykatës i ka dhënë një fitore të madhe dhe të rëndësishme të parit të Amerikës, urdhri i të cilit për ndalesën ndaj myslimanëve është kundërshtuar nëpër shumë gjykata amerikane muajve të fundit.

Trump tani do të mund t’ia ndalojë ose t’ia kufizojë hyrjen në SHBA njerëzve nga Irani, Siria, Libia, Somalia, Jemeni dhe Sudani, edhe nëse ata kanë marrëdhënie me ndonjë person apo institucion në SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu