Gjykimi për lëndën “Tarifa” më 19 dhjetor, “Tortura” vendoset a do të pranohen materialet

Gjykata e Apelit sot në seancë publike duhet të vendos nëse do të pranojë materialet e përgjuara (bombat) si dëshmi në rastin e PSP-së “Tortura”.

Kjo lëndë ka të bëjë me lirimin e kryetarit të “Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkovski, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Poashtu Gjykimi për lëndën “Tarifa” të PSP për blerjen e softverëve për ELEM-in është caktuar për më 19 dhjetor, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Lënda në pajtim me sistemin elektronik është ndarë tek gjykatësja Verka Petkovska, ndërsa diskutimi kryesor është planifikuar të fillojë në orën 09:30. Në lëndën “Tarifa” të akuzuar janë tre persona të cilët ngarkohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke blerë sistem softverik për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu