“Gjyqi ndaj Netanyahut është i turpshëm”, Trump: Të anulohet menjëherë

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi të mërkurën anulimin “e menjëhershëm” të gjyqit për korrupsion të Benjamin Netanyahut, të cilin e përshkroi si një “gjueti shtrigash” kundër kryeministrit “hero” të Izraelit.

“Një gjueti e tillë shtrigash, kundër një njeriu që ka dhënë kaq shumë, është e paimagjinueshme për mua. Ai meriton shumë më mirë se kjo, dhe kështu meriton edhe shteti i Izraelit. Gjyqi i Bibi Netanyahut duhet të anulohet menjëherë”, shkroi presidenti amerikan në Truth Social.

“Një hero i madh që bëri kaq shumë për shtetin e Izraelit duhet të falet”, shtoi Trump.

“Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpëtuan Izraelin dhe tani do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do ta shpëtojnë Bibi Netanyahun”, përfundoi presidenti amerikan.

Gjyqi i Netanyahut ka filluar që nga maji i vitit 2020, por është shtyrë vazhdimisht për shkak të luftës në Gaza dhe zhvillimeve të fundit në Liban.

Netanyahu akuzohet për mashtrim, përvetësim dhe ryshfet. Akuzat përfshijnë se ai dyshohet se i ka dhënë privilegje grupit të telekomunikacionit Bezeq kur ishte ministër i komunikimeve. Ai gjithashtu dyshohet se ka pranuar dhurata nga miqtë miliarderë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu