Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

Nadia Kahf u bë gjyqtarja e parë me shami në Shtetet e Bashkuara, duke u emëruar në Gjykatën e Lartë të New Jersey-t.

Khaf, e cila ka lindur në Siri, u betua për të shërbyer si gjyqtare e Gjykatës së Lartë të Qarkut Passaic të enjten, më 23 mars.

Edhe pse Kahf nuk është gruaja e parë muslimane që ka shërbyer si gjykatëse shtetërore, ajo është e para e tillë me hixhab.

Gjatë karrierës së saj, ajo ushtroi ligjin familjar dhe ishte një avokate emigracioni në qytetin e Wayne-s. Ajo ka shërbyer gjithashtu në bordin e Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) që nga viti 2003, dhe është presidente e Qendrës Islame të Qarkut Passaic, e cila është gjithashtu një nga xhamitë më të mëdha në shtetin e New Jersey-t.

Edhe pse Kahf është gruaja e parë me hixhab që emërohet si gjyqtare e Gjykatës së Lartë, në vitin 2015 Carolyn Walker-Dialo, e cila gjithashtu mban hixhab, u betua si gjyqtare e gjykatës civile në New York, raporton Morocco World News.

Edhe pse këto dy gra janë të vetmet gjyqtare që dihet se mbajnë hixhabin, ka shumë gra të tjera muslimane që shërbejnë si gjyqtare në SHBA.

Një gjyqtar i tillë i pakicës është Zahid Quraishi, i cili bëri histori në vitin 2021 duke u bërë gjyqtari i parë federal musliman në SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu