Kur të vjedhin portofolin, ndoshta nuk pret të marrësh përsëri mbrapsht, sidomos pas 75 vjetësh.
Beti Sissom mori dhuratën e jetës javën e kaluar pasi kuleta e saj e cila i humbi rreth viteve 1940 u tkhye te ajo. Kuleta e 89-vjeçares u zbulua në një murë të banjës së shkollës së mesme së bashku me disa kuleta të tjera.
Ajo u gjet gjatë punimeve për kthimin e shkollës së mesme Centralia
në një kishë. Pastori Seth Baltzell tha se një hidraulik gjeti kuletën e fshehur në murin e një prej banjave të vajzave.
Pastori vendosi ta bashkonte me pronaren e saj. Ai publikoi foto në Facebook me kartat e identitetit dhe postimi i tij ushpërnda 3.000 herë.
Sissom, që u diploma në Centralia High në vitin 1947, u trondit kur
portofolin e kuq pas gjithë atyre dekadave. Ajo nuk gjeti para në të, por zbuloi kartën e saj të Sigurimeve Shoqërore, që e kishte kërkuar për 70 vjet.










