Godet Lutfi Haziri: Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta të militantëve të VV-së

Më në fund ka folur edhe Lutfi Haziri pas përplasjeve VV-LDK.Ai ka shkruar se Agim Veliun nuk e kanë ndalur plumbat në trup e lëre më aluzat e militantëve të VV-së, raporton Gazeta Blic.

“Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulta çnjerëzore. Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci. Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!“, ka shkruar Haziri.

Reagimi i plotë:

“Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër…

Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalëpak e pa i akuzu kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë…

Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulta çnjerëzore. Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci.

Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu