Goditet nga vetura burri i Shkurte Fejzës, kjo është gjendja e tij

Bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli i cili u aksidentua sot nga një veturë në Prizren është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur mjeku i emergjencës Afrim Jahaj, i cili po ashtu se gjendja shëndetësore e tij është stabile.

Jahaj po ashtu theksoi se në spital Behluli do të qëndrojë 24 orë dhe të shtunën do të lirohet.

“Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe do të qëndrojë 24 orë. Nesër do të lirohet”, ka thënë Jahaj.

Ndërkaq, në një prononcim për Telegrafin vajza e Shkurte Fejzës, Gresa ka thënë se babai i saj është në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu