Golashënuesit më të mirë në top pesë ligat evropiane

Jemi në prag të përfundimit të sezonit 2017/18 në top pesë ligat evropiane.

Sezoni në Ligën Premier dhe Bundesliga ka përfunduar, ndërsa në Serie A, La Liga dhe Ligue 1 është edhe një xhiro.

Me këtë rast edhe se kush do të jetë golashenuesi më i mirë në top pesë ligat evropiane, 99 për qind është i vendosur.

Lionel Messi ka shënuar 34 gola në kampionatin elitar spanjoll, por Barça ka edhe një ndeshje ndaj Real Sociedadit.

Në vendin e dytë është Mohamed Salah me 32 gola, pastaj Harry Kane (30) dhe Robert Lewandowski (29). Por, sezoni për të tretë ka përfunduar dhe numri i golave të tyre mbetet i pandryshuar.

Ciro Immobile (29), Mauri Icardi (28) dhe Edinson Cavani (28) kanë edhe një ndeshje për të rritur numrin, por vështirë që mund ta arrijnë Messin, mos të themi e pamundur.

Argjentinasi nuk pritet të luajë ndeshjen e fundit me Barçën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu