Golden State Warriors triumfojnë në ndeshjen e parë finale ndaj Mavericks

Golden State Warriors kanë marrë fitoren e parë në finalen e Konferencës së Perëndimit. Në ndeshjen e zhvilluar në Chase Center të San Franciskos, Warriors kanë triumfuar me rezultat të thellë 112:87 ndaj Dallas Mavericks.

Vendasit e mbyllen çerekun e parë me 10 pikë epërsi 28:18, derisa i dyti i takoi mysafirëve me një pikë epërsi 26:27.

Dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë e Warriors prej nëntë pikëve 54:45. Warriors vazhduan dominimin edhe në çerekët vendimtar duke qenë më të mirë (34:24 dhe 24:18), gjë që bëri të merrnin një fitore më të lehtë se sa u mendua para fillimit të ndeshjes.

Fundori amerikan Stephen Curry ishte më i miri në këtë takim me 21 pikë, 12 kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë tek Warriors u dalluan edhe Jordan Poole e Andrew Wiggins që shtuan nga 19 pikë. Tek skuadra mysafire Luka Doncic ishte më efikasi me 20 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu