Goli i Ajetit hyn në historinë e Frosinones (VIDEO)

Arlind Ajeti ka realizuar gol në debutimin e tij me Frosinonen në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares shënoi gol në barazimin 2-2 kundër Sassuolos dhe kështu fal këtij goli mysafirët arkëtuan një pikë nga ky takim.

Goli i 22-vjeçarit hyri në historinë e Frosinones, pasi për herë të parë në historinë e tyre në Serie A, ata shënuan më shumë se një gol si mysafirë.

Ajeti ka ardhur në Itali si lojtar i lirë, pas prishjes së kontratës me Baselin. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu