Grabitje si në filma në Preshevë! 4 persona me Audi plaçkitin një këmbimore, plaçkitësit arrijnë të arratisen (VIDEO)

Screenshot

Një grabitje e organizuar ka tronditur Preshevën në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku cak i sulmit ka qenë një këmbimore valutash.

Sipas informacioneve që Preshevacom ka siguruar nga burime jozyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur katër persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur një automjet të tipit Audi, kanë hyrë në këmbimore dhe kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash në euro.

Burimet tona bëjnë të ditur se gjatë grabitjes është aktivizuar sistemi i alarmit i vendosur nga MNF të cilët kanë intervenuar menjëherë. Megjithatë, autorët kanë arritur të largohen me shpejtësi, duke humbur gjurmët.

Po sipas informacioneve jozyrtare, grabitësit kanë tentuar të marrin edhe shumën e parave që ndodhej në kasafortën metalike tjetër të sigurisë, por nuk kanë arritur ta hapin atë.

Preshevacom do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë ngjarje dhe do t’ju informojë me çdo zhvillim të ri./INA/

https://www.facebook.com/reel/2826461434384781


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu