Grabitje si në filmat e Hollywoodit: Banda e armatosur tenton të grabisë shtëpinë e një milioneri (VIDEO)

Një bandë e armatosur kishte hyrë në pronën e një njeriu të pasur në Nairobi, në një përpjekje për të rrëmbyer të ftuarit e tij në festën që kishte organizuar atë natë.

Meshkuj të panjohur të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e një të pasuri me qëllim plaçkitje, por mediet që e kanë publikuar videon e quajnë plaçkitje Hollywood’iane, transmeton gazetametro.

Grupi kishte 7 pjesëtarë, të gjithë ishin të armatosur, por ata nuk e kishin menduar që i zoti i shtëpisë do t’i priste më se i përgatitur.

Këtë plaçkitje e kanë krahasuar me filmin “Die Hard”.

Gjatë përleshjes me armë zjarri, ai vrau një nga sulmuesit. Kamerat e sigurisë regjistruan gjithë incidentin. Kur pa miqtë e tij që sulmuan grabitësit, pronari i pronës iu afrua ndihmës së tyre.

Njëri nga sulmuesit ka qenë i armatosur me automatik AK- 47.

Pronari ka ka vrarë njërin nga të maskuarit, ndërsa ka plagosur dy të tjerë, ndërsa të tjerët kanë filluar të ikin.

Videoja më poshtë është e marrë nga kamerat e sigurisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu