Graniti lëshon ‘bombën’: Nëse nuk do isha i lidhur, do flirtoja me Semin

Emri i Granitit këto javë është lakuar shpesh krah Semit. Shkak është bërë Fifi e cila gjatë gjithë kohës ka shprehur xhelozinë e saj hapur. Ajo i ka thënë shpesh modelit se flirton me Semin, gjë e cila është mohuar nga ai.

Nga ana tjetër, Semi dhe Graniti janë parë shpesh shumë të afërt. Madje, rrëfimin më emocionues, atë për ndarjen e prindërve dhe vështirësitë e jetës e ka bërë me Semin.

Graniti është shprehur se me këngëtaren ndihet mirë e po ashtu ka thënë se “është detyruar” të largohet nga ajo për shkak të debateve që ka patur me Fifin.

Mirëpo, duket se xhelozia e kësaj të fundit nuk ka qenë pa shkak. Sot në “Fan Club”, Graniti pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë.

Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do flirtonte me Semin. I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu