Grekët dogjën flamurin e UÇK-së me brohoritje, vjen “hakmarrja e ftohtë” nga shqiptarët (FOTO)

Një ditë më parë, pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë, nazistët e ‘Agimit të Artë’ u mblodhën bashkë dhe dogjën flamurin shqiptar me inicialet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë (UÇÇ).

Këtij veprimi nuk i munguan edhe brohoritjet e thirrjet antishqiptare.

Mirëpo këtë incident nuk e ka kaluar në heshtje, grupi i hakerave shqiptarë ‘Anonymous Albania’, të cilët këtë pasdite kanë sulmuar web-faqen e ministrisë së jashtme greke (www.mfa.gr) duke e bllokuar për orë të tëra dhe duke ia fshirë të gjitha postimet në portal.

Hackerat shqiptarë kanë postuar në llogarinë e tyre në Twitter edhe sulmin ndaj portalit qeveritar grek, duke paralajmëruar grekët, për sulme të tjera ndaj portaleve qeveritare dhe mediave greke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu