Grekët hakmerren ndaj shqiptarëve, u ndalojnë hyrjen në greqi: Pyesni shtetin shqiptar pse! (FOTO)

Pas shqiponjës dykrenare të bërë nga ushtarët në greqi, tensionet mes dy vendeve janë rritur akoma më shumë. Grekët kanë filluar hakmarrjen, pasi policia greke në Kakavijë ka ndaluar hyrjen e shqiptarëve duke mos u dhënë asnjë shpjegim për këtë masë të ndërmarrë ndaj tyre dhe se pyetjes se pse po kthehemi, ata janë përgjigjur: Pyesni shtetin shqiptar!

Ky rast tregon ripërsëritjen e historisë së pak muajve më parë, ku shumë emigrantë shqiptarë u kthyen pas deklaratave të Edi Ramës, i cili i kërkoi Greqisë të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit tonë.

Denoncimi është bërë në portalin JOQ, nga një qytetar i cili ishte në mesin e shumë të kthyerve nga policia greke.
‘Prsh JOQ. Dje në orën 8 të mgjesit kur mora mundimin për të kaluar në Greqi. Ka dhe datën lart te vula. Kot pa lidhje thjesht me tha nuk lejoheni, i them përse, më thanë bëje pyetjen në shtetin shqiptar. Ishin dhe shumë të tjerë si mua, nuk lejonin asnjë për të kaluar me pasaportë.’,- thotë denoncuesi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu