Grenell paralajmëron: Trump do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës

Richard Grenell prapë është lajmëruar me deklarata për Kosovën, dialogun dhe përfshirjen e Presidentit Trump në bisedime.

Në një intervistë për mediat e Kosovës, përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, tha se në planet e Trumpit përfshihet edhe Kosova.

Grenelli tha se “administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës”, ndonëse vetë Trump dhe përfaqësues të tjerë të tij kanë thënë se ai ka evituar së fundi edhe një luftë mes Serbisë dhe Kosovës, duke paralajmëruar Serbinë që të mos futet në aventura të këtilla të rrezikshme.

“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell, njofton Klankosova.tv.

I pyetur se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”.

“Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu