Grenell shpërndan komentin e një shqiptari të Kosovës, porosia që përcjell

I dërguari Special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell, ka shpërndarë një deklaratë të një shqiptari nga Kosova në Twitter.

Grenell ka shpërndarë një deklaratë të një komentuesi nga Kosova me emrin Alban në Twitterin e tij personal, ku shkruan për përkrahjen e shqiptarëve nga Kosova ndaj tij dhe Amerikës. Aty thuhet se 70% e shqiptarëve nga Kosova përkrahin Grenellin dhe beson në qëllimet e mira të tij dha SHBA’së në procesion e dialogut me Serbinë.

Kurse pjesa tjetër që është 30%, janë një opozitë e zhurmshme dhe mezi presin ta kritikojnë çfarëdo marrëveshje të arritur siç kanë bërë gjithmonë.

“I nderuari Zoti Ambasador, Shumica e heshtur e njerëzve në Kosovë (70 %), beson në qëllimet e mira juaja dhe të SHBA’së sa i përket këtij procesi. Pjesa tjetër e 30 % (opozita e zhurmshme) mezi presin të kritikojnë çfarëdo marrëveshje të arritur, siç kanë bërë gjithmonë!”, shkruan komentuesi me emrin Alban, që këtë deklaratë e ka shpërndarë Grenell në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu