Greqia akuzon Gjermaninë se nuk po ndalon shitjen e armëve me Turqinë

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias akuzoi Gjermaninë nuk po përdor fuqinë e saj për të vendosur embargo armësh ndaj Turqisë. “Unë nuk e kuptoj pse Gjermania nuk po përdor pushtetin e jashtëzakonshëm të ekonomisë së saj për të dhënë shembullin vendeve të tjera për të zbatuar ligjin ndërkombëtar”, tha Dendias në një intervistë për Politico.eu.

Greqia i ka bërë thirrje vendeve evropiane të ndalojnë shitjen e armëve në Turqin. Athina ka argumentuar se këto armën mund të përdoren kudnër dy veneve anëtare të BE-së, Greqisë dhe Qipros, nëse do të ketë rritje të tensioneve për ujrat territorial. Në mënyrë të vecantë Greqia ju drejtua Gjermanisë për të mos lejuar shitjen e nëndetëseve të kërkuara nga Turqia. Athina argumentoi se këto mjete mund të përdoren për të rritur ndikimin në mesdheut lindor. Greqia dhe Turqia janë anëtarë të NATO-s, por gjithmonë janë përplasur për ujrat territorial. Këto përplasje kanë arritur kulmin në muajt e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu