Greqia assesi të qetësohet, sërish tërmet

Greqia prej disa ditësh nuk po gjen qetësi për shkak të lëkundjeve të tokës. Një tërmet i madhësisë 4.3 të shkallës rihter është regjistruar rreth orës 21:39.

Epiqendra ka qenë rreth 17 km nga Tyrnavos dhe 31 km larg nga Larisa

Sipas mediave greke, banorët janë alarmuar duke dalë në rrugë.

Më 3 mars një tërmet i madhësisë 6.2 të shkallës rihter shkundi Greqinë, duke dëmtuar shumë ndërtesa dhe duke krijuar panik te banorët. Që prej asaj dite qindra lëkundje janë shënuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu