Greqia heq karantinën për turistët, përjashtohen shqiptarët

Greqia ka vendosur të heqë karantinën për turistët që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian, zonës Shengen, Mbretërisë së Bashkuar, por dhe nga Serbia, Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Përjashtohet vetëm Shqipëria, që është i vetmi vend në rajon, shtetasit e të cilës duhet të karantinohen për dy javë. Ata që hyjnë në vend duhet gjithsesi të kenë një rezultat negativ të testit për Covid i cili duhet të jetë kryer maksimumi deri në 72 orë para, ose një certifikatë vaksinimi. Aktualisht mbeten në fuqi të gjitha rregullat e tjera, si ora policore nga 21:00- 05:00 çdo ditë. Do të jetë e mundur të vizitohen vetëm zonat arkeologjike pasi janë në ambient të hapur.

Mund të vijojnë aktivitetin qendrat estetike, parukieritë dhe dyqanet. Mund të frekuentohet plazhi, por nuk do të ketë bare të hapura. Mbetet për t’u sqaruar nëse turistëve do iu kërkohet se çfarë vendesh kanë planifikuar të vizitojnë apo do mjaftojë certifikata e hyrjes. Hapi i parë drejt çlirimit nga Covid, që komisioni Europian synon të nisë që në muajin qershor. Certifikata është falas dhe është një kod që duhet mbajtur në telefon apo printuar në një letër, me tre alternativa në mënyrë që të dëshmosh se mund të udhëtosh: vaksinimi, negativiteti i testit për Covid, apo shërimi nga Covid dhe pasja e antitrupave. Greqia ndërkohë është gati për t’u rihapur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu