Profesori dhe eksperti për çështje politike Miljazim Krasniqi beson se Greqia po përpiqet të marrë një rol të ri në Ballkan dhe shprehet se perceptimi mbi çështjen e Kosovës ka ndryshuar, transmeton InfoShqip.
Krasniqi tregon se vizita e Kurtit në Greqi ishte e dobishme për Kosovën dhe se Greqia po përpiqet të luajë një rol të ri në Ballkan.
“Takimet e të gjitha niveleve dhe formateve gjithmonë mund të jenë të dobishme për afirmimin e Kosovës. Takimet e nivelit të lartë në Athinë dhe fakti që Kurtija u prit edhe nga Kryeministri Grek janë pjesë e ndryshimit të fshehtë që po vërehet në politikën Greke ndaj Kosovës. Ndryshimi erdhi si rezultat i një marrëveshje strategjike që Greqia nënshkroi me Shtetet e Bashkuara nën Ministrin Pompeo. Greqia duhet të marrë drejtimin në Ballkan, si një kundërpeshë ndaj Turqisë dhe fuqive të tjera. Greqia po përpiqet të marrë përsipër këtë rol, dhe këto aktivitete janë gjithashtu pjesë e përpjekjes për të ndryshuar rolin e Greqisë” – thotë Krasniqi.
Krasniqi shton se ka pasur një ndryshim në perceptimin e çështjes së Kosovës nga Greqia.
“Nëse do të kishte një ndryshim në perceptimin e çështjes së Kosovës, Greqia me të vërtetë e filloi këtë ndryshim, i cili mund të ishte në interesin më të mirë të Kosovës, sepse Greqia konsiderohet dhe ende konsiderohet partneri më i besueshëm i Serbisë në Ballkan. Në kohën e Millosheviçit, kishte përpjekje për të krijuar një federatë serbo-greke, e cila në atë kohë quhej oksigjen për Ortodoksinë” – tha Krasniqi./InfoShqip.com









