Greqia pranon katër propozime për emrin, shqiptarët të përjashtuar?

Ministri i punëve të jashtme të Greqisë Nikos Kocijas i ka dorëzuar kryeministrit të Greqisë Aleksis Cipras porpozim marrëveshjen për emrin, që së shpejti do të duhet ti dorëzohet kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev.

Marrëveshja është 20 fletë ku Greqia pranon katër nga pesë propozimet e ndërmjetësit Metju Nimic.

Pala greke nga e para ka refuzuar propozimin “Republika e Maqedonisë-Shkupi”, që sipas intelektualëve tanë, është propozimi i cili më së tepërmi u konvenon shqiptarëve.

Në lojë mbeten Maqedonia “e re”, “e epërme”, “veriore”, dhe “e vardarit”.

Sic informojnë mediat greke, Greqia propozon që emri të shkruhet në gjuhën sllave. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu